Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all 5785 articles
Browse latest View live

Dhurata e Beatrix Ramosaj për ditëlindje (FOTO)

$
0
0

Këngëtarja bukuroshe është zgjuar këtë mëngjes e mbuluar me lule. Sigurisht, ka pasur një arsye të fortë: ka qenë ditëlindja e saj. Beatrix Ramosaj ka mbushur plot 21 vjeç, ndaj edhe ka marrë plot dhurata për të nisur një ditë ndryshe. Por, dhurata më e bukur ka qenë pikërisht një buqetë me lule të freskëta, të cilat i janë dhuruar sapo ka vënë këmbën në lokalin ku edhe shijon kafen e mëngjesit. Ajo ka ngelur e shtangur teksa është përballur me një buqetë lulesh të freskëta, por nuk dihet se cili ka qenë personi që i ka bërë këtë surprizë. Pas shumë urimesh që i janë drejtuar në rrjetin e saj social, më i vonuar ka qenë ai i tezes së saj, Albërie Hadërgjonaj. “Urime o shpirti im. Më fal për vonesën por kam ardhur në CA pas 6 orë fluturim dhe tani sa u zgjova. Të uroj ditëlindjen Trix”, – shkruan Hadërgjonaj.

 

 

 

 


Dëshira e fshehtë e Eduard Selamit në pritje të bebit me Ilva Tare (FOTO)

$
0
0

Tani është bërë publik lajmi që deputeti i Partisë Demokratike Eduard Selami pritet të bëhet baba nga lidhja dy vjeçare me gazetaren Ilva Tare. Njerëz pranë deputetit konfirmojnë se ai ka shprehur dëshirën që vajza e tij të vijë në jetë në datën 4 korrik, ditë e cila përkon edhe më festën kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndoshta fakti që Selami ka pasaportë amerikane dhe ka një lidhje të fortë me SHBA-të e ka nxitur atë të ‘lutet’ shpesh së fundmi që bebi të vijë në jetë në këtë ditë të shënuar për amerikanët. Kjo për të kremtuar edhe shtetësinë e dytë të fëmijës, e cila do të lindë automatikisht amerikane, falë pasaportës të së atit. Por, jo çdo gjë është në dorën e Eduard Selamit dhe të gazetares së njohur e drejtueses së informacionit të Ora News. Një gjë dihet me siguri: çifti ka vendosur të lindë bebin në Tiranë në një klinikë private me anë të një ndërhyrje cezariane, e cila ka gjasa të favorizojë lindjen në këtë datë të dëshiruar nga deputeti i Partisë Demokratike.

 

 

 

Ledri Vula largohet me një vajzë në krahë (Video)

$
0
0

Pak netë më parë, Ledri Vula performoi live së bashku me Lumi B dhe Dafina Zeqirin në një klub nate në Kosovë, ndërsa këto janë pamjet pas mbrëmjes së çmendur.

Kjo video u sigurua nga mad.al dhe janë nga ato pamje që nuk i shpëtojnë syrit lehtë.

Në video duket këngëtari Ledri Vula, i cili argëtohet me miqtë e tij dhe një vajzë misterioze. Është pikërisht kjo vajzë që ndër të tjera përfitoi edhe një ngritje në ajër për t’u “arratisur” kështu në drejtim të paditur me reperin.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse reperi do të tregoj se për cilën vajzë bëhet fjala.

Nora Istrefi: Po e shijoj shumë mëmësinë

$
0
0

Pak javë më parë, Nora Istrefi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja nga Kosova është rrëfyer për ‘Prive’, duke treguar emocionet që vajza ka sjellë në jetën e saj. Nora po e shijon plotësisht mëmësinë dhe ka shprehur se prioriteti për të në këtë moment është vetëm Renee. Në këtë intervistë ka shpjeguar edhe emrin e veçantë të vajzës, emër ky i ardhur nga gjuha romake. Para pak ditësh ajo ka lançuar edhe këngën e fundit, “Bamboleo”, që është kritikuar si një klip shumë i thjeshtë. Vetë këngëtarja ka thënë se është lodhur nga investimet e mëdha, ndaj dhe ka sjellë diçka më të thjeshtë dhe verore. Me shumë krenari ka folur edhe për Erën, motrën e vogël, “se me Erën mburrem në çdo hap”, është shprehur Nora.

Nora prej pak kohësh jeni bërë nënë, sa po e shijoni mëmësinë?

Ashtu edhe siç dihet, pak kohë më parë unë jam bërë nënë. Kujdesi im ndaj vajzës është i plotë. I kam përkushtuar të gjithë kohën time Rennes dhe mëmësinë po e shijoj shumë.

Jeni ndër artistet më të ndjekura, si i keni marrëdhëniet me rrjetet sociale?

Padyshim që rrjetet sociale kanë rolin e tyre dhe unë nuk kam asgjë kundër, përderisa jam bërë pjesë e tyre. Edhe pse ndonjëherë nuk ka shumë lidhje në gjërat që thuhen për mua. Megjithatë, puna e artistëve, pra puna jonë është shumë e lidhur me punën e gazetarëve, ndaj dhe vazhdoj të jem partnere me median.

Si e përjetuat momentin e parë kur morët vesh që ishit shtatzënë?

Ishte një emocion shumë i rrallë. Hapi i parë ishte të hiqja dorë nga sfida e kërcimit, pra nga spektakli “Dance with me”. Jam munduar të tregohem shumë e kujdesshme ndaj angazhimeve të mia, ushqimet duhet t’i zgjidhja më të shëndetshme. Nuk u largova plotësisht nga skena, sepse nuk doja t’u mungoja plotësisht fansave të mi, ndaj dhe kam qenë prezente me disa koncerte që kam marrë pjesë si dhe me klipin.

Si e përjetuat ndryshimin e fizikut, atë emocional, sa u ndjetë e përkujdesur?

Roberti më ka kushtuar kujdes të veçantë përgjatë nëntë muajve të shtatzanisë. Gjithashtu edhe familja, shoqëria më kanë qëndruar shumë pranë, më kanë këshilluar sesi duhet të kujdesesha për veten gjatë shtatzanisë dhe pas shtatzanisë.

Patët një lindje cezariane, përse kjo zgjedhje?

Në bashkëpunim me mjekun tim, vendosëm se kjo ishte mënyra më e mirë. Jo se te ne nuk ka mjekë të mirë, përkundrazi, por kjo ishte një zgjedhje e imja.

Përse zgjodhët ta quanit vajzën tuaj Renee?

Emri i parë që më ka pëlqyer ka qenë Renee. Kjo për faktin se në vendin tonë është një emër i rrallë, si dhe fillon me R, si emri i bashkëshortit tim, Robertit. Renee është një emër romak, shkurtimi i emrit Renato, që do të thotë rilindur.

Një verë e ngarkuar është para, sa do të angazhoheni gjatë stinës së nxehtë?

Prioriteti im është vetëm vajza. Gjithçka që aktualisht mendoj është rreth saj. Natyrisht që edhe angazhimet nuk do t’i lë pas dore. Do të bëj të pamundurën që fansat e mi të mos e ndjejnë mungesën time.

Sapo keni lançuar klipin tuaj të fundit “Bamboleo”, ajo që bie në sy është se keni bërë një klip të thjeshtë, ndryshe nga Nora që jemi mësuar të shikojmë?

Jemi mësuar të shikojmë klipe të ndërlikuara, ndaj dhe kjo për syrin e shikuesit ka qenë diçka shumë e thjeshtë. Unë jam lodhur duke parë klipe me investime të mëdha, e konsideroj se kënga ime e mbërthen të bukurën dhe të thjeshtën në të njëjtën kohë. Ky ka qenë edhe qëllimi im, kënga është shumë verore dhe mendoj se është pritur mirë.

Çfarë presim tjetër nga Nora, me çfarë projekti do të na surprizoni?

Nora ashtu si në të kaluarën, do të mundohet që të sjellë produkte muzikore sa më të mira, si për fansat, por edhe për publikun e gjerë.

A jeni krenare, apo xheloze për suksesin e Erës?

Erën e kam motër normal, dhe mes motrave s’duhet të ketë xhelozi. E kam thënë dhe dua të theksoj se me Erën mburrem në çdo hap. Më bën shumë krenare se talenti dhe përkushtimi saj e kanë bërë një nga këngëtaret më të mira për momentin.

Whitney Houston marrëdhënie seksuale me asistenten?

$
0
0

SHBA- FBI bën publike të tjera fakte tragjike për këngëtaren Whitney Houston, ndonëse ka ndërruar jetë.

Sipas FBI-së, Houston ka qenë viktimë e një shantazhi në lidhje me një marrëdhënie që pretendohet të ketë pasur me një femër.

Letra të shumta shantazhuese dhe kërcënuese janë zbuluar nga FBI në adresë të këngëtares, në të cilat citohej se marrëdhënia e saj sekrete me asistenten dhe mikeshën, Robyn Crawford, do të bëhej publike në qoftëse ajo nuk paguante një shumë prej 250.000 dollarësh.

Nga kush po merr puthje Blero? (Foto)

$
0
0

Këngëtari Blero ka qenë pjesë emisionit “Prite të Gjelbrën” në Radio21.

Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet së bashku me dy udhëheqësit e emisionit Robin dhe Visarin.
Blero ka shkruar se nuk është gjithçka si duket në foto.

“Me këta djelmoshat e Prite të Gjelbrën, nuk është si po doket”, ka shkruar Blero.

 

 

I tregoi të pasmet kryeministrit , rrezikon 2 vite burg (FOTO)

$
0
0

Jennifer Lopez është në telashe për shkak të performancës së saj disa ditë më parë në Marok. 45- vjeçarja mori pjesë në një koncert në rabat si pjesë e ‘Mawazine World Rhythms International Music Festival’ dhe kryeministri maroken, Abdelilah Benkirane nuk është fare i lumtur për këtë. Performanca e JLo, duke përfshirë lëvizjet provokuese, përkuljet sensuale, paraqitja vetëm me të brendshme dhe sigurisht, tundjet e prapanicave të famshme kanë bërë që kryeministri maroken ta cilësojë sjelljen e saj si provokuese dhe të turpshme. Sipas BBC, ai i ka kërkuar Autoritetit të lartë të komunikimit audiovizual “të marrë masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës në këtë krim të rëndë”. Nëse nëna e dy fëmijëve do të përballet me përgjegjësitë ligjore, ajo mund të përballet me dy vite burg.

 

 

 

Nora Istrefi shtrohet përsëri në spital pas lindjes

$
0
0

Duket se lindja e parë e këngëtares së njohur, Nora Istrefi, nuk ka shkuar ashtu siç duhet, pasi vetëm pak kohë pas daljes nga spitali, edhe pse u lavdërua shumë për kujdesin nga ekipi mjekësor në Shkup, duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Vetëm disa javë pas lindjes, këngëtarja Istrefi ka marrë një infeksion pas operacionit, i shkaktuar nga mbetja e placentës pas lindjes në Shkup. Këngëtares i është dashur të kryejë me urgjencë ndërhyrje dhe për këtë rast ajo ka kërkuar ndihmë në spitalin amerikan në Kosovë dhe, pas qëndrimit një natë në këtë spital dhe trajtimit nga doktorë turq, Nora ndihet shumë më mirë dhe më e fortë për t’u kujdesur për vajzën e vogël, Rene. E buzëqeshur pas daljes nga spitali, ajo është shprehur se fëmijën e dytë do e lindë në Prishtinë, pikërisht në këtë spital.


Olta Gixhari, seks, balet dhe teatër (foto)

$
0
0
I kanë mjaftuar vetëm pesë minuta për t’i vënë “zjarrin” skenës së Teatrit Kombëtar. Një puthje lesbike, prekje sensuale dhe frymëmarrje plot epsh, u shfaqën papritur mu në mes të spektatorëve. Ndërsa ngjarjet ndodhnin në skenë, papritur, me një zë kumbues dhe e ndriçuar nga një projektor, në mes të publikut fanepset Olta Gixhari, biondja fatale, e cila në pak sekonda shpërthen një erotizëm që kulmon me puthjen në buzë që ia jep plot pasion aktores tjetër që ka përballë.
Skena e Gixharit, shënoi një kulm në shfaqjen e Arian Sukniqit, “Penetrimi i shpirtërave”. Koreografi i njohur, tashmë edhe në rolin e regjisorit, bazuar në tekstin erotik dhe pasionant të Rita Petros, kishte miksuar në skenën e Teatrit Kombëtar një shfaqje poetike- dramatike me një balet impresionues. Një balet ku padyshim shkëlqeu çifti i balerinëve shqiptarë që janë solistë në Teatrin e Baletit të Athinës.
Por nuk mund të mos shkëlqente edhe Olta Gixhari, e cila pas momentin sensual, kapërceu në skenë dhe për afro 4 minuta u shfaq në një dimension tjetër. Atë të një balerine që plot epsh dhe erotizëm kalonte në krahët, këmbët dhe trupat e tre balerinëve të tjerë. Një befasi për Gixharin, e cila atë skenë e njeh me pëllëmbë, por ku ka dalë vetëm për luajtur teatër dhe jo për të treguar se di të bëjë dhe balerinën. Ose më mirë për të treguar se nëse i vihet diçkaje, do ia dali patjetër ta realizojë. Shfaqja e Sukniqit ishte një provë.
 

 

 

 

 

Kush ishte dashuria e Luanës me të cilin u nda?

$
0
0

Bukuroshja nga Tirana, Luana Vjollca që disa ditë ka qëndruar në Capri të Italisë.

Luana gjatë këtyre ditëve sa ka qëndruar në këtë vend përmes fotografive që ka postuar është vërejtur që e ka shijuar në maksimum këtë pushim.

Por ajo është mërzitur pasi që i është dashur të kthehet përsëri në vendin e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një fotografie në Instagram ku ka shkruar: “Sa ja nisem me u dasht na ndane…Ciao Capri????”.

Ja kush është bashkëshortja bukuroshe e Francesco Beccheti (FOTO)

$
0
0

Bashkëshorti i saj Francesco Becchetti tashmë është në faqet e para të shtypit për akuzën e pastrimit të parave, ngritur nga Prokuroria shqiptare. Por pak njerëz e dinë se 49 vjeçari, është i martuar me një vajzë shqiptare.

Ajo quhet Armela Kamberi dhe prej gati pesë vitesh i është përkushtuar plotësisht familjes që ka krijuar me Francesco Becchetti-n.

Cifti kanë dy fëmijë Reno 4 vjeç dhe Brando që nuk ka mbushur një vjeç.

Armela dhe Francesco janë njohur në vitin 2008.

Gruaja e Becchettit është shfaqur krah tij në disa evente dhe bukuria e saj bie lehtë në sy.

 

 

 

 

 

 

 

 

Olta Gixhari ka nisur të bëhet gjumashe, aktorja: Shoh ëndrra të bukura

$
0
0

Aktorja e njohur Olta Gixhari është e njohur për fotografitë me poza seksi në rrjetet sociale, dhe as këtë herë nuk mund të mungonte një postim i tillë, edhe pse e përgjumur. Ajo ka postuar sot në Instagram një fotografi me rrobat e gjumit, në orën 02:09 të drekës, kohë në të cilën thotë se sa është zgjuar nga gjumi dhe po ha mëngjes. “Në shtëpi, mëngjes i vonë ..pas një ëndrre të bukur!”, shkruan Olta bashkangjitur fotos. Mesa duket, impenjimet e kanë bërë gjumashe vajzën bukuroshe. Por kjo ja vlen, sepse ajo thotë se sheh ëndrra të bukura.

“Do dëshiroja një grua si Big Mama”

$
0
0

Rikthimi i saj në muzikë gjithmonë të befason. Energjike dhe me një stil unik që e karakterizon, Big Mama këtë herë vjen me një bashkëpunim të ri, me reperin Gaso. Ai është nga Gjilani, por jeton në Zvicër. Gazmend Maliqi apo i njohur si Gasso është një nga reperat më të ri të skenës shqiptare. Ai vjen në këtë rrëfim duke theksuar se sukseisn e momentit ja kushton Big Mamës, e cila i ofroi këtë mundësi, dhe pse jo projektet të tjera plot supriza. Kujtojmë se, së fundmi Big Mama publikoi bashkëpunimin me Bes Kullakun dhe Ratin, një tjerë klip i cili na suprizoi.

Vetëm prej pak javësh je prezantuar përmes këngës “Bone n’club”. Pse pikërisht bashkëpunim me Big Mamën?

Bashkëpunimi ishte ideja e saj! Bigu është një nga femrat më të suksesshme në skenën shqiptare, ka stil të veçantë dhe është unike.

Reperat zakonisht bëjnë duete me femra seksi, hyn Bigu tek femrat seksi?

Sigurisht! Edhe Big Mama është mjaft seksi, po unë nuk mendoj ashtu, dueti bëhet sipas tekstit, muzikës e stilit, kur e bën një këngë për club nuk mund të fusësh në refren Shkurte Fejzën (qesh).

Do doje një grua ai ajo Big në të gjitha anët?

Pse jo!

Çfarë femra parapëlqen Gasso?

Femrat janë të gjitha të mira, po për mua në rend të parë është karakteri respekti dhe mundësisht bionde.

Kush është Gasso për ata që nuk e njohin, pse ky pseudonim?

Jam nga Gjilani, jetoj në Zvicër jam 26 vjeç, këtë pseudonim e kam nga emri Gazmend.

Pas suksesit me Bigun, po punon për projektet të reja?

Sigurisht që gjatë gjithë kohës jam i angazhuar. Momentalisht po shkoj drejt xhirimeve për një këngë të re e cila së shpejti do të finalizojmë edhe xhirimet. Besoj se, në fillim të korrikut do mund ta lancojmë.

Si ka lindur pasioni për muzikën, si e shikon tregun muzikor?

Jo përkundrazi!Kam besuar se është shumë vështirë, shkak konkurrenca e madhe, por besoj se e kam nisur më mirë se që kam menduar në fillim, gjithmonë duke falenderu edhe Big Mamën e cila më ka mbështet në çdo hap.

Ezel në ankth për gjyqin e drogës: Duan të më dënojnë me burg, vendimi në tetor

$
0
0

40­-vjeçari Kenan Imirzalioglu duket se është në hall të madh me organet e drejtësisë në Turqi. Aktori i njohur turk, i cili ka luajtur shumë role e tek ne njihet si Ezel, tregon në një bisedë të fundit për mediat atje të gjithë operacionin dhe të fshehtat për kapjen e 10 kilogramëve drogë, për të cilën prokuroria turke e akuzon atë bashkë me shumë emra të njohur të ekranit si

të dyshuar kryesor, me akuzë të përdorimit dhe shpërndarjes së drogës e lëndëve të tjera narkotike, që destinacion kanë pasur tregun europian, shkruan Panorama Plus.

“Kam qenë duke bërë sport diku jashtë Stambollit me miq të mitë, ndërkohë që ishim ndalur në një shtëpizë fundjave ku ishte dhe një lokal, që të konsumonim nga një kafe. Menjëherë shoh në televizion lajmet e, ndër të tjera, u përmend edhe emri im. Isha në makth dhe në ethe se nuk po kuptoja çfarë po ndodhte. Fillimisht mendova mos është ndonjë thashethem, por e pashë se qe në lajmet e drekës dhe ishte diçka serioze. Miqtë që më shoqëronin, u munduan të më qetësojnë, por unë u shtanga në vend. Mora në telefon avokatët e mi, ata më treguan të gjithë ngjarjen se unë isha hetuar edhe më përpara, por nuk më kishin treguar. Më thanë se policia po më kërkon dhe në çdo moment mund të më arrestojnë. Nuk dija çfarë të bëja, në ato çaste m’u kujtua se e mira e të mirës është që të kthehem në shtëpinë time dhe të qetësohem paksa. Vendosa të kthehem në shtëpi, sigurimi më shoqëroi deri atje e nuk kaloi gjysmë ore, policia trokiti në derën time. Nuk rezistova aspak, ruajta qetësinë si i pafajshëm dhe nuk doja të bëja sensacion mediatik, sepse atë prisnin disa. Unë nuk e kuptoja se cili ishte qëllimi i tyre, sepse jashtë vendit ne kemi udhëtuar shpesh si ekip. Nga ta di unë se çfarë mbajnë me vete kolegët e mi, regjisori, skenaristi apo të tjerë që na shoqërojnë? Dikush kishte shfrytëzuar rastin që bashkë me ne të bënte kontrabandë dhe ja që futemi në telashe të gjithë”, – thekson në bisedën e tij.

Marilyn Monroe nuk ishte një ikonë e vërtetë e bukurisë?!

$
0
0

Alan Abbott dhe Ron Hast ishin dy punëtorë në një shtëpi funeralesh. Ata e nisën punën duke transportuar të ekzekutuarit nga burgu i “San Quentin State Prison”. Por më pas ata nisën të punonin në Hollywood. Sipas një shkrimi të Daily Mail, ata thirreshin kur vdiste ndonjë person i famshëm.

Ishin pikërisht këta dy persona që u morrin me trupat e Clark Gable dhe Natalie Wood apo që futën në limuzinë Kennedy dhe Liz Taylor. Sipas gazetës, ishin ata që përgatitën për varrim trupin e Marilyn Monroe.

Ata u thirrën në komisariatin e policisë së Los Angeles në mëngjesin e 5 gushtit të 1962. Ajo humbi jetën nga një mbidozë. Mjekut i ishin dashur tre orë të këqyrte trupin. Ai kishte gjetur vrima gjilpëre në sqetulla, në hundë, në gjuhë, nëpër gishta madje edhe në gjenitale.

“Kur ngritëm çarçafin për ta parë nuk mund t’u besonim syve që behej fjalë për trupin e Marilyn Monroe. Dukej si një plakë që nuk ishte kujdesur për veten. Nuk njihej. Flokët i kishte të palyera për një kohë të gjatë. Nuk i kishte depiluar këmbët, ndoshta prej një jave dhe nuk kishte bërë prej kohësh manikyr apo pedikyr dhe buzët i kishte të plasura”.

“Ishte e dhimbshme ta shihje në atë gjendje. Monroe nuk vishte mbathje. Nuk gjetëm as në shtëpi. Një ndihmës i saj më dha një palë sutiena të mbushura pasi gjoksi i saj ishte tmerrësisht i rrudhur. Si një plakë. Kjo edhe për shkak të autopsisë”, ka rrëfyer Alan Abbott.


Noizy ‘tradhëton’ PD-n, tashmë fushatë për PS-n në Kukës (FOTO)

$
0
0

Gjatë takimit të elektoral të ditës së mërkurë në qytetin e Kukësit, ra në sy një mysafir i pazakontë. Në skenë, përveç Ramës e Metës, për të mbështetur kandidatin e ASHE, doli dhe këndoi edhe reperi i njohur Noizy. Anëtari i grupit OTR nuk njihet për bindjet e tij politike deri në këtë moment, por me këtë lëvizje ai ka treguar se shkon majtas, gjithnjë nëse nuk është vetëm për punë parash.

 

 

FOTOT/ Kur ajo s’ishte femra më e famshme në botë

$
0
0

Ajo sot është femra më e famshme në botë. Por, jo gjithmonë ka qenë kështu. Në mediat rozë sot është publikuar profile i saj në MySpace në vitin 2006. Atëherë ajo njihej thjesht si stiliste dhe mikesha e Paris Hilton. Por, brenda pak viteve ajo u shndërrua në femrën më të famshme në botë, që prje publikimit të videos së saj erotike online.

 

 

 

 

 

Elvana Gjata tregon nënën, e uron për ditëlindje (Foto)

$
0
0

Ajo është mjaft e rezervuar në privatësinë e saj, sa që daljet e saj me familjarë thuajse nuk kanë ekzistuar.

Këngëtarja Elvana Gjata rrëmbehet nga emocionet në ditën e ditëlindjes së nënës së saj dhe publikon një fotografi me të.

Duke postuar në Instagram një foto duke bërë gëzuar me nënën dhe duke shijuar puthjet e saj, Elvana shkruan, “E shtrenjta ime Gëzuar ditëlindjen!”

Pavarësisht angazhimeve të shumta, kur vjen puna për familjen ajo është aty dhe shijon çdo moment me ta.

 

 

Provokon Armina Mevlani, ekspozon të pasmet në plazh (FOTO)

$
0
0

Pas setit sensual fotografik Armina Mevlani ka realizuar edhe një foto tjetër provokuese në perëndim të diellit. Ndërkohë që ndodhej në plazh duke shijuar perëndimin e diellit ka treguar edhe të pasmet e saj përmes bikinit që kishte veshur.

 

 

Vildane Zeneli dhe Capital T flirtojnë së bashku?

$
0
0

Modelja e njohur Vildane Zeneli aktualisht ndodhet në Prishtinë dhe mesa duket është duke kaluar një kohë mjaft të mirë me personazhet e njohur të showbizzit shqiptar. Ajo është fotografuar në një pub e rrethuar nga personazhe të njohur ndër to reperi Capital T, fotografi Endrit Mërtiri etj. Por duke gjykuar nga foto ajo shfaqet mjaft e afërt me Capitalin. Të jetë një flirt në horizont mes tyre?

Viewing all 5785 articles
Browse latest View live