TIRANË-Një mesazh ngushëllimi mjaft të ndjerë ka lënë për mikun e tij këngëtari Flori Mumajesi. Në faqen e tij në “facebook” Flori shpreh dhimbjen për vdekjen e kolegut Doktor Flori dhe thekson se do mbetet gjithmonë i gjallë në vargjet që na shkruar dhe këngët që ka kënduar.
“Me duket si ëndërr, si ajo kënga e parë që kënduam bashke kur nisem të ëndërronim. E di që askush nga në nuk është i përjetshëm por ti u largove shume shpejt,qofsh në paqe por nuk mundem dot të them Lamtumirë, nuk mundem dot Flor sepse shpirtin tënd na a e ke lënë në çdo varg që ke shkruar, në çdo këngë që ke kënduar të cilat do tingëllojnë përjetësisht plotë jetë”- shkruan Flori Mumajesi.