Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Ditët e fundit të Dr Florit. A e paramendoi vdekjen e tij?

$
0
0

TIRANE- Shkaqet që mund ta kenë çuar drejt vdekjes, Dr Florin kanë të bëjnë me një gjendje të thellë depresive. Nga njerëz shumë pranë tij, thuhet se këngëtari ishte shumë keq në javët e fundit. Shkak për këtë mësohet të ketë qenë një problem shëndetësor i djalit të tij të porsalindur, për kurimin jashtë të së cilit, ai nuk kishte arritur dot të siguronte të ardhurat.

Madje mësohet se si pasojë e kësaj kishte vendosur të shiste edhe shtëpinë. Pasi ka përfunduar formalitetet e kësaj shitjeje, me paratë e marra ai ka mbyllur borxhet që kishte dhe pjesët e mbetura ia ka kaluar të shoqes, Blerinës, 29 vjeç. Nuk dihet sa ishte shuma e këtyre transaksioneve sepse siç thoshte edhe vetë në intervistat e tij Florian Kondi: ‘mëkatet dhe lekët nuk tregohen’.

Por pasi ka bërë këto veprime, ai ka qenë në kërkim të një kredie për të bërë analizat për djalin e porsalindur. Ndoshta mungesa e marrjes së saj, pamundësia për të siguruar kurimin e qenies së dashur e ka shtyrë atë drejt një depresioni të theksuar. Kush e ka takuar Florianin javët e fundit flet pikërisht për një gjendje të theksuar depresive.

Por a kishte ai në plan të bënte diçka të rëndë? A lidhet vdekja e tij sot, me gjendjen e tij psikologjike? E vështirë të thuhet. Megjithëse të gjitha veprimet e kohëve të fundit të lenë të mendosh se gjithshka, deri në marrjen e overdozës ka qenë e përgatitur.
Gjithësesi, ajo që mësohet nga të afërmit e tij është fakti se gjatë natës së mbrëmshme, nën efektin e gjendjes së tij të rëndë, ai ka marrë një mbidozë kokaine. E llahtarisur e shoqja e tij Blerina ka marrë rreth orës 6 të mëngjesit, të vëllanë, pasi ka kuptuar se gjendja ishte bërë e pakontrollueshme.
Por përçapja e saj ka qenë e kotë dhe e vonuar. Këngëtari ka vdekur në duart e të vëllait. Nuk ka vlejtur fare vajtja e tij në ambulance e as doza e insulinës që i ka injektuar mjeku. Florian Kondi ka ndërruar jetë ende pa mbërritur në spitalin Nënë Tereza. Mbidoza e marrë me dashje apo nga pakontrolli i ka marrë jetën. Pikërisht ashtu sikurse këngëtari pati deklaruar në daljen e tij të fundit në emisionin

“Zonë e Lirë”: “Ashtu të merr ajo (droga). Nuk e kontrollon dot ate. Rreziku është i madh. Është armë e fuqishme. Rreziku është i madh që të të mundë droga, jo ta mundë njeriu drogën, dmth ta kontrollojë”.

Ashtu e mori ajo edhe Dr Florin, artistin kontrovers që ashtu si me jetën dhe kthesat e tij, me këngët që bëri, me njerëzit që mbështeti apo fshikulloi, do të lërë pas një mister: a pati një fluturim të programuar drejt qiellit, apo realizoi dhe në jetë profecinë që kish thënë në TV, e mundi droga?


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Latest Images

Trending Articles


Parashikimi i fatit me filxhan te kafese


Robert De Niro: “Jo shqiptar, ndihem serb”


Torte me Eurokrem


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Lorik Cana me biznes të ri!


Gruaja qe vdes nga nje 'xhind'


“Tabutë e seksit”, Armida Elezi: Me partnerin kam eksperimentuar edhe me një...


Aprtamente me qera ne Orikum


Harta e Kosoves


RUKJE PER FEMIJE