Estrada shqiptare është e mbushur me artistë të cilët vetëm falë pamjes së rafinuar, po arrijnë që të qëndrojnë aktiv në skenën muzikore.
Janë të shumtë ata artistë të cilët ndonëse nuk kanë vokal, po arrijnë të sjellin ende projekte por edhe të fitojnë shuma marramendëse të hollash në koncerte brenda e jashtë shtetit.
Një ndër ta është edhe këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati e cila këtë të dielë, e ftuar në Top Channel, këndoi live këngën e Beyonce, “Drunk in Love”. Performanca e Ronelës i habiti të gjithë për të keq ngaqë, ajo mezi arriti ta qojë këngën deri në fund. Stonime të kohëpaskohshme e ulërima duke na lënë të kuptojmë që edhe Ronela është ndër artistet që kanë një pamje të bukur, por jo edhe zë, shkruan publiku.net.
Dështimin e performancës së saj duket se e kuptoi edhe vetë ajo. Menjëherë pasi mbaroi performancën, ajo u shpreh:
“Pata probleme kohë pas kohe. E di që do të flasin e do të thonë që Ronela nuk ja doli”, ishin fjalët e saj duke u munduar ta justifikojë dështimin e performancës së saj live.