Ylli i serialeve turke por që gëzon famë të madhe te ne, Kenan Imirzalioglu rrezikon të dënohet nga 6 deri në 17 vite burg.
I njohur tek ne me emrat si ‘Mehemet Kosova’ dhe ‘Ezel’ është akuzuar se ka siguruar vendin për magazinimin dhe konsumimin e drogës, respektivisht ai ka siguruar drogën të cilën e ka konsumuar së bashku me kolegët e tij në shtëpinë e tij.
Gjatë aksionit të policisë, ai kishte deklaruar se nga dileri kishte blerë kajsi dhe kikiriki. Gjykimi ndaj tyre fillon së shpejti.