Edhe pse shumëkush e ka zili trupin e saj, Rihanna do të dëshironte një prapanicë më të madhe.
Megjithatë, 25-vjeçarja thotë se është mësuar që ta pranojë trupin e saj dhe të jetë e kënaqur me linjat që ka, pasi të gjithë duan diçka më shumë nga ajo që kanë.
“Është diçka që e bëjnë femrat. Dalim përpara pasqyrës dhe shikojmë prapanicën”.
“Mos është rritur sot? Jo. Është akoma e rrafshët”, ka thënë këngëtarja në një bisedë për E! News.
“(Megjithatë) mësohesh me atë se ky është trupi yt dhe je kjo që je”, ka shtuar Rihanna.