Ka mjaftuar një status i këngëtares që aktualisht ndodhet ne SHBA, Linda Halimi, për të hamendësuar një largim të sajin nga muzika por në fakt nuk është tamam kështu. “Linda Halimi zyrtarisht tërhiqet nga Muzika ! -Falemnderit të gjithëve që më keni përkrahë deri këtu. Ju dua shumë” – ka shkruar ajo në facebook. E duke u nisur nga këto fjalë të gjithë mund të mendonim një largim nga muzika po vërtetë që Linda largohet pasi emri i saj i artit tashmë do të jetë Lindita. Kështu ka vendosur ti prezantohet publikut, madje edhe atij amerikan pasi kemi mësuar që Linda po pregatitet për të marrë pjesë në “The Voice of America”. I urojmë suksese në karrierën e saj.
↧
Linda Halimi tërhiqet nga muzika?
↧