Dyshimet për një lidhje dashurie në mes reperit më të pëlqyer kosovar Ledri Vula dhe bukuroshes shqiptare Angela Martini, sa vijnë e shtohen.
Pas fotove të publikuara në shtepinë e Ledrit, ku të dy shiheshin mjaft rehat, ata po shkëmbëjnë një gjuhë dashurie edhe në rrjetet sociale.
Vetëm para pak çastesh çifti ka bërë me dije se ishin në kërkim të njëri -tjetrit.
“Ty po të kërkoja”, i ka shkruar Ledri Angeles në rrjetin social ‘twitter”, me ç’rast bukuroshja i është përgjigjur me të njejtën gjuhë: “Ty isha duke të pritur”.
Duhet pranuar se këta dy emra të botës televizive duken shumë bukur bashkë.