Gjyqi ndaj futbollistëve francezë, Franck Ribery dhe Karim Benzema, të cilët akuzohen për marrëdhënie seksuale me prostitutë të mitur ka nisur sot në Paris.
Lojtari i Bayern Munich dhe ai i Real Madrid kanë mohuar të kenë paguar për kryerjen e marrëdhënies seksuale kundrejt pagesës Zahia Dehar, kur ajo ishte nën 18 vjeç.
3 vjet burg
Që të dy rrezikojnë nga mbi 3 vjet burg dhe një gjobë prej 45 mijë euro. Asnjë prej tyre nuk u paraqit në gjykatë, duke lejuar avokatët që t’i përfaqësojnë. As Dehar, që sot është 21 vjeç nuk mori pjesë.
Avokati i prostitutës ka bërë të ditru se Dehar ka tërhequr padinë civile. “Ajo nuk kërkon asgjë”, tha Daniel Vaconsin.
Ribery 30 vjeç dhe Benzema 26, akuzohen se kanë paguar Dehar kur ajo ishte 16 në rastin e Benzema dhe 17 në rastin e Ribery. Mosha për lejimin e kryerjes së marrëdhënieve seksuale në Francë është 15, port ë paguash për seks nuk lejohet nën 18 vjeç.
“Dhuratë për ditëlindjen”
Ribery ka pranuar se ka kryer seks me Dehar pasi ajo udhëtoi për në Munich në vitin 2009 si “dhuratë” për 26-vjetorin e tij, por ka theksuar se nuk ishte në dijeni që ajo ishte minorene. Ndërsa Benzema, i cili akuzohet se ka paguar Dehar në një hotel në Paris ka mohuar të ketë ndodhur një takim i tillë.