Është pa dyshim njëra ndër këngëtaret më të përfolura të skenës sonë. E përveç komenteve që këngëtarja merr për punën e projektet e reja, një vend shumë të madh kur flitet për Nora Istrefin e ka edhe dukja e saj e cila gjithmonë të lë pa frymë.
E edhe kësaj radhe këngëtarja prishtinase ka arritur që pas vetes të mbledh komente e fansa të shumtë ditën e enjte, ku këngëtarja është parë duke shëtitur nëpër shesh të kryeqytetit.
Ndonëse në një paraqitje ditore, Nora duket se nuk lë pa u kujdesur për secilin detaj në dukjen e saj, që edhe një herë dëshmon se këngëtarja përveç pasionit që ka për muzikën në gjak e ka edhe dizajnin e modës, për të cilën ajo është e diplomuar.