Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Flori Mumajesi VS Arkiva Shqip

$
0
0

Në mediat e shkruara është spekulluar këto ditë përsa I përket një gjobe kundrejt “Arkiva shqip” me vlerën e 250 mijë eurove. Kjo nuk është aspak e vërtetë pasi ende nuk ka pasur asnjë seance gjygjësore për zgjidhjen e konfliktit midis kanalit të “Three dots” në youtue dhe “Arkiva shqip”.

Për të sqaruar publikun dhe artistët me të cilët ka punuar, Flori Mumajesi para pak kohësh postoi një status ku shpjegonte arsyet e këtij konflikti dhe rrugët ligjore të zgjidhjes së tij por mesa duket ky mesazh nuk është kuptuar si duhet ose është deformuar. Indeksonline ka mësuar se janari do të jetë muaji I nisjes së procesit gjygjësor përsa I përket kësaj cështjeje. Procesi do te behet ne Gjermani, vend ne te cilin eshte ngritur edhe padia.

Gjithcka është shumë e thjeshtë: Flori Mumajesi kërkoi pagesën e prapambetur të disa produksioneve të tij dhe kërkoi mos rinovimin e kontratës e cila përfundonte në dhjetor të këtij viti me “Arkiva shqip”. Kjo gjë nuk I pëlqeu aspak palës tjetër dhe bëri që të mbyllnin kanalin e “Three dots” në youtube duke shkaktuar kështu një dëm shumë të madh ndaj artistëve dhe publikimeve të bëra nga ky kanal.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Latest Images