Me rënien e TVSH-së, është zbehur edhe një nga organizimet simbol të këtij televizioni: festivali i fundvitit. Megjithatë, falë edhe faktit që kënga fituese konkurron për në Eurovizion, ai është një festival i rëndësishëm. Por këtë fundviti, sërish festivali është mbërthyer nga debate. Për ta prezantuar festivalin ishin kontaktuar Diellza Kolgeci, modelja kosovare dhe prezantuesi Enkel Demi. Por Kolgeci është tërhequr nga prezantimi dhe shkak është bërë pamundësia e TVSH-së për të plotësuar kërkesat e saj. TVSH i ka ofruar asaj vetëm një dhomë në hotel, ndërkohë që ajo kishte kërkuar, përmes menaxherit të saj, dy dhoma. Por flitet edhe për përplasje me stilistin Joni Peçi, që kuron imazhin e këtij festivali. Thuhet se Diellza kishte kërkuar stilisten e saj nga Kosova. Kaq ka mjaftuar dhe debati në rrjetet sociale ka degjeneruar në fyerje. Joni Peçi është quajtur histerik, kurse ky i fundit ka reaguar në GSH duke thënë se Diellza Kolgeci kishte më shumë kërkesa se Vaçe Zela. “Ajo ka kërkuar manikyr, pediker, lëng mishi vici me limon për vokalin, shofer personal në Pallatin e Kongreseve dhe dhomë personale me pije e fruta të freskëta,” thotë Joni.
↧
Ana banale e një festivali/ Joni Peçi i përgjigjet Diellzës: Donte lëng mishi me limon
↧