Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se është nervozuar shumë, aq sa ka deklaruar se në rep është për të shkatërruar karriera.
Noizy i cili që prej lansimit të albumit “The Leader” nuk ka lansuar ndonjë këngë, është paralajmëruar se mund të publikojë një bashkëpunim me Encën.
Por, si duket projekti me bukuroshen shqiptare për Noizyn do të mbetet pak më larg në plane, pasi që ai ka paralajmëruar lansimin e këngës së re, e krahas këtij informacioni ai ka kërcënuar rivalët e tij.
“Disa njerëz më bëjnë të ndihem tepër mirë. Kush e don një këngë sonte? Unë kam ardhur që të prishi karriera bitch e jo që të ta fus frikën”, u shpreh Noizy në Facebook.