Do të ketë fatin të jetë protagoniste në xhirimet e sezonit të katërt të serialit turk më të pëlqyer të momentit, “Sulejmani i Madhërishëm”. Bukuroshja shqiptare, e shpallur “Miss Globe 2008”, Almeda Abazi, është e vetmja aktore shqiptare që është përzgjedhur për këtë serial dhe së shpejti do të shfaqet në trajlerët e sezonit 4 dhe në vazhdim. Xhirimet e “Sulejmani i Madhërishëm” në Pallat kanë nisur më 18 shtator dhe do të përfundojnë më 26 mars 2014. Pjesë e këtij seriali në këtë sezon janë bërë dhe shumë aktorë të njohur në Turqi, më të preferuarit e momentit nga producentët dhe që luajnë në serialet më të shikuara aktualisht.
The post Almeda fillon xhirimet te “Sulejmani i Madhërishëm” (FOTO) appeared first on Lajmet e fundit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.