Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Elvisi i “BB”: Jeta e re në Suedi me të fejuarën pediatre (FOTO)

$
0
0

Shumë vajza i kanë pasur sytë nga ai, por modeli nga Prishtina, Elvis Gjini, që u bë i njohur në “Big Brother 5”, e kishte të qartë silën femër kërkonte të kishte në krah. Disa ditë pas ceremonisë së fejesës me vajzën e diplomuar për Mjekësi, ai deklaron se e mori këtë vendim në jetën e tij pasi për herë të parë është ndier vërtet i dashuruar. Pak para fillimit të xhirimeve të një filmi artistik, ai flet për bashkëjetesën me të fejuarën dhe nisjen e një jete të re në Suedi si model.
Mediat rozë kanë botuar lajmin e fejesës me një vajzë të panjohur. Sa kohë keni që njiheni dhe çfarë të ka bërë të dashurohesh me të?
Tashmë është bërë një vit që jemi njohur me Mërgimen. Ajo çfarë më ka bërë të dashuohem, është fakti që mendoj se kam takuar femrën që kam ëndërruar gjithë jetën. Të them të drejtën, prania e saj nuk më ka lënë kohë të mendoj gjatë. Shumë shpejt isha i gatshëm për të qenë me të, pa marrë parasysh aventurat dhe eksperiencat me femrat e tjera deri më sot…
Përtej pamjes së saj si femër e bukur, si mund të na e prezantoje të fejuarën tënde?
Ajo është 21 vjeçe, jemi njohur në Kosovë, por ka lindur dhe jeton në Suedi. Nuk është pjesë e botës së artit, pasi është diplomuar për Mjekësi, specialiteti Pediatri.
Puthjen e parë e shkëmbyet para se të lidheshit, apo pas?
(qesh) Po ju them një sekret që e kam mbajtur të tillë deri tani. Ne kishim tre muaj që njiheshim me njëri-tjetrin, por nuk ishim në një lidhje. Pas një bisede që bëmë kur ramë dakord për të qenë bashkë, unë i thashë asaj se në momentin e parë që do takoheshim pas kësaj, përshëndetja ime do të ishte me një puthje në buzë pa i folur fare. Dhe ashtu veprova.
Bëhesh xheloz për të, po ajo?
Mund të përgjigjem në këtë mënyrë që, ku ka dashuri, ka dhe nga pak xhelozi….
Thuhet edhe që pa grindje nuk ka dashuri, ju keni pasur konflikte në këtë një vit lidhjeje?
Grindje të lehta ndoshta kemi pasur, por s’më kujtohen…
Pas fejesës po provoni bashkëjetesën apo jetoni ende të ndarë?
Po, tani bashkëjetojmë në shtëpinë time në Kosovë dhe për pak kohë do të transferohemi në Suedi. Atje unë besoj se do vazhdoj karrierën si model, dhe do shoh sa përparësi do të kem.
Do ta celebroni dashurinë tuaj me martesë, po për fëmijë keni menduar që tani?
Po, do bëjmë ceremoni dasme. Ndërsa për fëmijë, kur ta ketë shkruar Zoti!
Je djalë i lakmuar nga femrat, mendon se kjo është është dashuria e vërtetë që përjashton çdo tundim?
Të them të drejtën, tamam si kjo ndjenjë s’kisha provuar asnjëherë.

The post Elvisi i “BB”: Jeta e re në Suedi me të fejuarën pediatre (FOTO) appeared first on Lajmet e fundit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785