Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Zbulohet videoja ku Dafina shan Tunën: Ajo ka ngrënë m.. për mua

$
0
0

TIRANE- Një video e publikuar nga Besfort Hasanaj, ish-bashkëpunëtor i Dafina Zeqirit, ka bërë që kjo e fundit të përfshihet në një tjetër skandal mediatik. Këngëtarja e njohur e dhjetëra hiteve, që solli një stil shumë të veçantë në muzikën shqiptare, është regjistruar nga publikuesi i videos ndërsa shante disa prej kolegeve të saj në muzikë, si Tuna, Zanfina Ismaili etj…

Kështu, në bisedën private të publikuar nga Hasanaj, Dafina Zeqiri rrëfen raportet e saj me këngëtarët e skenës, përkatësisht me Tunën. “Se unë kam ni kohëve të fundit, më falni në shprehje, se Tuna kish hëngër goxha shumë m** për mu”, ka thënë Daffy për Altuna Sejdiun. E ndërsa kujton bashkëpunimin e suksesshëm me Tunën, ku dy këngëtaret u përfolën si shoqe të ngushta, Dafina thotë: “Unë e kam pas idenë për këngën dhe në fund ata kompozitorët e kanë marrë idenë teme. Kemi pas probleme të shumta dhe ajo shumë është një femër dyfytyrëshe”, – ka vazhduar Dafina për Tunën, konflikti me të cilën thuhet se ka kohë që ekziston. Më tej gjatë bisedës Daffy thotë se ka vuajtur shumë gjatë regjistrimit të këngës me Tunën dhe se ka hequr të zitë e ullirit nga ajo, ndërsa ka shtuar se i vetmi personazh në skenën shqiptare të cilën e ka shoqe është këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj. Dafina, që pa modesti në këto biseda e quan veten të “famshme” (në fakt e tillë është), thotë se ajo nuk jep më intervista për gazeta pa u paguar.

“Tash nëpër gazeta nuk dal, sepse ju thashë, po i shitni gazetat për tri euro ose dy euro dhe ju po fitoni sepse fytyra e ime është në faqe të parë”. Dafina më tej tregon se si Blero dhe Teuta Krasniqi ia kanë shitur fotot e vajzës një reviste. Ajo ka folur edhe për çmimet e saj nëpër koncerte, duke thënë se “meritoj të vlerësohem”. Daffy ka qenë kritike edhe ndaj Zanfina Ismailit dhe disa këngëtarëve të tjerë. “Unë përpara kam fol me krejt dhe tani e kam zgjedhur shoqërinë time, sepse përpara unë budalla folsha me krejt”.

The post Zbulohet videoja ku Dafina shan Tunën: Ajo ka ngrënë m.. për mua appeared first on Lajmet e fundit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785