Që prej mesit të korrikut, Paris Jackson po frekuenton shkollën private të Utah dhe duket se jeta në kampus i ka bërë shumë mirë 15-vjeçares, e cila pak muaj më parë tentoi të vetëvritej.
“Është shumë mirë dhe në humor të shkëlqyer. Është drejt shërimit të plotë, falë edhe njerëzve që i rrinë pranë”, ka thënë një burim për Radar Online.
Instituti që po i kushton familjen Jackson më tepër se 10 mijë euro në muaj, trajton vajza problematike të cilat i nënshtrohen seancave terapeutike individuale dhe në grup.
Thuhet se Jackson ka ndërruar emrin dhe preferon të quhet Frankie për t’u fshehur nga shoqet e tjera të institutit.
The post Jeta e re e Paris Jackson appeared first on Lajmet e fundit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.