Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Flori: Edhe Juliana më ka vjedhur fjalët ‘të dua’ dhe ‘zemër’

$
0
0

Flori Mumajesi i ka hedhur poshtë akuzat e Juliana Pashës për plagjiaturë dhe pretendimet e saj se refrenin e këngës “Kuq e Zi je ti” e ka vjedhur nga ajo.
“Edhe Juliana Pasha më ka vjedhur mua fjalën ‘të dua’ dhe ‘zemër’ te kënga e saj ‘Kristal’”, ka thënë kantautori me shaka gjatë pjesëmarrjes në Top Show Magazine, për të shtuar se ngjyrat e flamurit kuqezi nuk i ka shpikur Juliana dhe se emërtimi i vetëm që mund t’i vinte flamurit shqiptar ishin ato fjalë.
Për më shumë, Panorama raporton se Mumajesi madje ka paraqitur një aktpadi ndaj koleges së tij pranë Gjykatës së Tiranës dhe kërkon dëmshpërblim për prishje imazhi dhe cenim nderi.
Në ndërkohë, Flori është shprehur shumë i kënaqur me suksesin e këngës duke thënë se ajo u përket të gjithë shqiptarëve.
Nga ana tjetër, drejtori i Digitalb, Alban Jaho, tregoi se për realizimin e këtij videoklipi janë shpenzuar 50.000 euro.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785