Një djalë 24-vjeçar bëri bujë ditën e djeshme në media pasi me një megafon, hipur mbi tarracën e një 8-katëshi në Kinostudio, kërkoi të merrte pjesë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu. Florjani nga Lezha, në fund mori atë që deshi, pasi vetë gazetari e ftoi atë, natën e mbrëmshme në emisionin ‘Opinion’ duke i dhënë 15 minuta që të fliste për shqetësimet e tij. Nisur nga kjo edhe aktori komik Ermal Mamaqi ka bërë një kërkesë të tillë gazetarit Sokol Balla teksa ka postuar një foto në Instagram. “Nesër nga ora 11 hidhem nga 15-katëshi nëse nuk marr një konfirmim nga Sokol Balla që do jem në Top Story”-ka shkruar ai. Ky postim që është bërë me shaka, ka marrë edhe konfirmimin nga vetë gazetari i cili ka komentuar “Vetem po pranove qe do kandidosh per PD ne Tirane”.