TIRANE – Suplementi i se shtunës në gazetën “Panorama”, “Panorama Plus” zbardh detaje nga lidhja e Greta Koçit, dhe aksidenti i saj vetëm pak kohë më parë, në të cilin ka qene në shoqërinë e të dashurit.
Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur këngëtares së njohur, Greta Koçi, pak ditë më parë. Ajo është përfshirë në një aksident automobilistik në afërsi të Kamzës, ku për fat nuk ka pasur viktima. Në fakt, kur kronika përfshin në lajme artistë, ka një vëmendje shumë të madhe, pasi artisti është një figurë e dashur për publikun. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e Gretës, e cila këto ditë është vizituar pa fund në spital jo vetëm nga të afërm të saj dhe eksponentë të PD-së, por edhe fansa të saj, të cilët janë të shumtë. Por ajo që ne nuk dimë për këngëtaren, është se në fakt ka një ngjarje të bukur në jetën e saj, të cilën nuk e zbeh asnjë lloj aksidenti. Sipas informacioneve tona brenda selisë së Partisë Demokratike, ku Greta aktivizohet me rininë, këngëtarja ka disa muaj në lidhje dashurie me një djalë, i cili është aktivist i rinisë së Partisë Demokratike. Ai quhet Arsen Zenelaj, është student, 22 vjeç, pra rreth një vit e gjysmë më i vogël se Greta.