Armina Mevlani ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të përgënjeshtruar spekulimet se ajo ka blerë një makinë luksoze që mund të kushtojë deri në 100 mijë euro.
Bukuroshja, e cila njihet edhe si e reja e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, pasi është e fejuara e djalit të tij, Shkëlzenit, ishte fotografuar teksa hynte në një makinë luksoze.
Pasi u sulmua nga mediat, të cilat ngritën dyshime rreth prejardhjes së parave me të cilat ajo e ka blerë makinën, ka reaguar edhe vetë modelja. Ajo ka thënë se makina nuk është e vetja por e një kushëriri të saj.