Altuna Sejdiu, e njohur më mirë si Tuna, ka qenë në qendër të një surprize që kanë vendosur t’i bëjnë miqtë e “Dancing with The Stars”.
Këngëtarja është konkurrente e programit të kërcimit dhe po qëndron në një hotel në kryeqytet për të qenë pranë garës së spektaklit, transmeton Telegrafi.
Miqtë e “DWS” dhe midis tyre balerini shoqërues i këngëtares i kanë kënduar serenatë poshtë dritares, e cila gjë, siç duket e kanë bërë të lumtur Tunën.
Tuna e ka ndarë këtë moment me miqtë në Instagram ku ka shkruar “LaFamiglia Dancing With The Stars duke më kënduar serenata poshtë dritares në këtë orë të natës”.