TIRANE – Ish-kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Fatos Nano ka “thumbuar” pasardhësin e tij Edi Rama, përmes një postimi në profilin e Ylli Dylgjerit në “Facebook”, dikur bashkëpunëtor i tij si drejtor i Informimit në Kryeministri.
Nano e njofton Dylgjerin se qeni i tij ka lindur dhe ai ka menduar që ‘këlyshit’ t’ia vendosë emrin Edi. Nga ana e tij, Dylgjeri i është përgjigjur ish-shefit të tij, por duke mos preferuar ta zgjasë më shumë dialogun mes tyre.
Nano i Dylgjerit: “Hi or mik i vjetër! Balua im u bë baba dhe të parëlindurit them t’ia vë emrin Edi! Ke ndonjë mendje? E kisha dëgjuar që të merr ajër/erë, por jo deri te bycet! Të fala bashkëkryetarit!
Dylgjeri përgjigjet: Nuk kam komunikim me asnjë bashkëkryetar, kam vetëm me ty… kur të lind qeni… haaaaaa
Megjithatë, duhet theksuar fakti se vërtetësia e profilit të Nanos në “Facebook” nuk është e konfirmuar.