Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Jonida Maliqi arrin trupin e ëndërruar pas të 30-tave (FOTO)

$
0
0

Pas një arratisjeje verore në klipin “Sonte”, në bashkëpunim me Dj. Blunt dhe Real 1, Jonida Maliqi ja ku vjen me foto në plazh. Meqenëse në skenat e këtij klipi veror këngëtarja nuk u shfaq në asnjë moment e veshur në bikini, ashtu si figurantet e saj, po publikojmë këto foto, të realizuara nga paparaci ynë në plazhin e Dhërmiut pak ditë më parë. Duket se Jonida, përveç ngjyrës ideale çokollatë, ka mundur të perfeksionojë linjat e saj, duke realizuar forma të bukura të trupit. Jonida Maliqi, këtë pranverë festoi 30-vjetorin, ndërsa është bërë dhe nënë e djalit të saj Dan.

Duket se periudhën pas lindjes ajo e ka shfrytëzuar për të rifituar format, me anë të regjimit ushqimor dhe palestrës, gjë që ia kishte vënë qëllim vetes që kur ishte shtatzënë. Klipi i saj “Sonte” ishte i pari për vitin 2013 në bashkëpunim me reperat simpatikë dhe tepër të suksesshëm nga Prishtina, DJ Blunt & Real 1. Ndërkohë që nuk dihet nëse këtë sezon Jonida do të jetë pjesë e ndonjë formati televiziv, ashtu si vitin e kaluar, ku për një vit u shfaq në “Top Channel”, në formatin “E dua vendin tim”, të prezantuar nga Xhemi Shehu.

The post Jonida Maliqi arrin trupin e ëndërruar pas të 30-tave (FOTO) appeared first on Lajmet e fundit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Latest Images