Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Doruntina Hoxha: Ju tregoj të vërtetën e propozimit për martesë ndaj Xhakës (FOTO)

$
0
0

Hoxha: “Ndoshta njihemi ndonjë ditë dhe i propozoj”. Gazeta zvicerane flet për fundin e lidhjes 3- vjeçare të futbollistit të famshëm: “Ndarja erdhi për shkak të xhelozisë’’

Hoxha: “Ndoshta njihemi ndonjë ditë dhe i propozoj”. Gazeta zvicerane flet për fundin e lidhjes 3- vjeçare të futbollistit të famshëm: “Ndarja erdhi për shkak të xhelozisë’’ Vajza, e cila para disa vitesh bëri bujë me pjesëmarrjen e saj në “Miss Suedia”, duke u shpallur kështu në top5 e femrave më të bukura në shtetin skandinav, këto ditë del sërish në vëmendjen e publikut, por siç duket pa dashjen e saj. Doruntina Hoxha vjen në një rrëfim për suplementin “Panorama plus”, duke sqaruar të vërtetën e lajmit për propozim martese që i ka bërë futbollistit Taulant Xhaka. Ajo thotë se ka një shpirt human dhe se bukuria nuk është gjithçka. Ka një organizatë joqeveritare, e cila mbledh fonde për fëmijët e sëmurë në Kosovë, punon edhe si modele dhe se ka në plan martesën me një shqiptar, për shkak të zakoneve dhe komunikimit më të lehtë.Po si do i bënte propozim martese ajo Taulantit?

Që nga kompeticionet e fundit në “Miss Suedia”, me çfarë je marrë deri më tani?

Deri më tani kam punuar në profesionin e ëndrrave të mia që e kam dashur që kur kam qenë e vogël. Kur nuk punoj me UNICEF, angazhohem me organizatën time joqeveritare TCOK (The children of Kosovo) në ndihmë të fëmijëve në Kosovë me sëmundje të rënda që nuk mund të marrin atje kujdes mjekësor dhe vazhdimisht mbledh fonde për ta.

E vazhdon punën si modele?

Po, e vazhdoj punën si modele këtu, por nuk është angazhim i përditshëm për mua. Çfarë suksesi të hapi pjesëmarrja në kompeticionin më të rëndësishëm të bukurisë atje?  Më ka plotësuar shumë ëndrra, kam punuar si modele, kam njohur njerëz, që kurrë s’kisha besuar se do i njihja dhe kam gjetur punën e ëndrrave në UNICEF. Unë kam themeluar organizatën për fëmijët e Kosovës, që t’u vij atyre në ndihmë. Ke pasur oferta për ndonjë vend tjetër apo ke qenë e kënaqur me ato brenda vendit (d.m.th. Suedi)?  Gjithmonë ka agjenci që më kontaktojnë nga shtete të tjera, por më duhet të mendoj më gjatë, këtu kam familjen, punën e mikeshat. Nuk do i kisha lënë kurrë këto të mira që më ka dhënë Zoti, sepse kanë vlerë më shumë sesa modelimi.

Lajmi që i propozove Taulant Xhakës për martesë, sa i vërtetë është?

Nuk është i vërtetë ‘’ai propozim martese’’. Por ajo çfarë kam bërë, është një status gëzimi dhe shakaje, siç e kanë bërë krejt shqiptarët, duke postuar foto nga gëzimi që përjetuam gjatë dhe pas lojës së Kombëtares kundër Serbisë, e njerëzit e kanë marrë me shumë vrull atë lajm… Njihesh me të?  Duket djalë i mirë, por unë personalisht nuk e njoh Taulantin. Ndoshta njihemi ndonjë ditë në të ardhmen dhe i propozoj martesë me të vërtetë, vetëm se për momentin jo… Edhe nëse do kishte ndodhur ky propozim, nuk do ia kisha bërë përmes “Facebook”-ut, nuk jam romantike. Unë e di që nuk bëhen propozimet në atë mënyrë, përveç kësaj janë disa gjëra që duhen kuptuar para propozimit për martesë. Unë kurrë s’do isha martuar me një njeri pa qenë e sigurt se ai di të gatuajë pite me spinaq (qesh).

Thuhet se në një faqe të fansave të tij ka dalë pohimi se ai vërtet ka shprehur dëshirë për t’u martuar me ju.  Dëshira nuk do të thotë martesë.

E dëshiron burrin shqiptar apo të huaj?

Sinqerisht, unë do e kisha preferuar burrin shqiptar, sepse besoj që bëhet më lehtë, një fe, një kulturë, nuk ke probleme në komunikim. Dëshira ime është që të sjell bashkëshortin tim në shtëpinë e gjyshit në Prishtinë, që ata të flasin dhe bëjnë shaka të dy. Që gjyshi im të flasë për politikë me të nja 3-4 orë derisa ta zërë gjumi. Këtë gjë nuk ma bën dot një suedez. Po sikur të ishte një super i njohur, siç e ka gjetur modelja Misse Beqiri, do ishe martuar me të huaj? Nuk bëhet fjalë për të njohur ose jo. Nëse takon një njeri që të do shumë dhe ti e do atë, nuk ke ç’kërkon më shumë. Unë vazhdoj të them se do kisha preferuar një shqiptar. Por, po të vijë rasti të takoj një të huaj që do e dua, patjetër që ai do të jetë burri im.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Latest Images