Këngëtarja Elvana Gjata duket se ka filluar të punoj në projekte të reja.
Elvana ka bërë publike një fotografi në rrjetin social Facebook duke treguar se është në studio të labelit Threedots në të cilin është edhe anëtare tash e sa vite.
Edhe më herët Elvana ka thënë se ka filluar punën në një album të ri, por kjo fotografi tregon që Elvana i është futur punës
E veshur me një fustan të kuq, çorape të zeza deri tek gjunjët e e finalizuar me një kapele në kokë Elvana përpos këngës duket shume e bukur.