Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

SHOKOHEN FANSAT/ Getoar Selimi bëhet për spital… (FOTO)

$
0
0

Rep këngëtari Getoar Selimi i njohur si Ghetto Geasy rreth orës 13:00 ka kërkuar ndihmë në Spitalin Amerikan që gjendet në dalje të Prishtinës (Hajvali).

Burime të sigurta thonë se Geti ankohej për dhimbje të forta të barkut, derisa me të ishte edhe moderatorja e emisionit Prive të Klan Kosovës, Liberta Spahiu. Po ashtu me të ishte nëna e tij, vëllai Liberiani dhe 3 persona të tjerë.

Meqe ishte e diel, ai nuk mundi të marrë tretmanin e nevojshëm, pasi që mungonte urologu.

Një person që ishte me të dhe fliste në telefon tha se fillimisht dyshohej se Geti e kishte zorrën qorre, mirëpo pas vizitës në QKUK fillimisht, ishte konstatuar se nuk ishte zorra qorre.

“Pasi qëndroj për rreth 15 minuta në Spitalin Amerikan, Geti dhe shoqëruesit e tij u drejtuan për një spital tjetër për të kërkuar ndihmë”, ka thënë një burim i sigurt që ishte në spital gjatë kohës sa ishte edhe reperi.

Nuk dihet saktësisht për çfarë ankonte Getoari, por ai vazhdimisht gjëmonte nga dhimbët që kishte në bark.

 

 

Fansat e Getoar Selimit me lot në sy, ja fotot :


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785