Këngëtarja Luana Vjollca dhe motra e saj prezantuese, Marina, gjithnjë e më shumë po zënë vend në mediat rozë në Kosovë dhe Shqipëri.
E ashtuquajtura “dyshja fantastike” po shkëlqen nëpër rrjete sociale, sa herë që ato shihen bashkë.
E fotografitë që shfaqin bukuroshet në darka luksoze dhe me shumë sharm e elegancë, vetëm sa shtojnë fansat e tyre.
Marina vazhdon të drejtojë aktualisht emisionin “Procesi Sportiv”, teksa Luana po ndërton karrierën prej këngëtareje.