TIRANE- Ndërkohë që gjithë shqiptarë kanë mbështetur Kuqezinjtë shqiptare në fushën e stadiumit “Partizani” dhe veprimin e tyre në mbrojtje të flamurit në Beograd, Arjan Çani ka një tjetër argument.
Teksa ishte i ftuar në ‘Agon Channel’, Çani ka dhënë versionin e tij në lidhje me shmangien e incidentit të ndodhur mbrëmjen e së martës. Sipas Çanit, nëse Taulant Xhaka nuk do të shkonte të rrëmbente flamurin shqiptar nga duart e futbollistëve serbë, ndeshja do të kishte përfunduar normalisht dhe pa asnjë incident.
Arjan Çani, ka shtuar se serbët janë provokuar nga Xhaka, që sipas tij është sjellë si Adem Jashari, duke harruar që në Serbi ishte për një ndeshje futbolli. Çani thotë se serbët do e kishin nxjerrë flamurin shqiptar jashtë fushe dhe gjithçka do kishte vazhduar normalisht, nëse futbollistët shqiptarë nuk do të kishin reaguar në atë mënyrë.
Ndërkohë, ai tha se nuk i komenton serbët, pasi sipas tij, ata nuk janë një komb normal dhe kanë problem.