TIRANE- Ish-kryeministri, Sali Berisha feston sot 70-vjetorin e lindjes.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook” në orët e para të mëngjesit të sotëm ai ka shkruar ndër të tjera se “Të dashur miq, sapo mbusha 70 vjet! Ditëlindjet për mua janë gjithnjë një Fillim i Ri, një horizont drejt të ardhmes, por dhe një moment për të falenderuar me përulësi Krijuesin, për dritën dhe mirësinë e Tij të pakufishme ndaj meje. Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre që më shoqëruan dhe më shoqërojnë në udhëtimin tim dhe që kanë në çdo minutë, orë dhe ditë të jetës sime dashurinë, përkushtimin, besimin, sakrificën, ndihmën e tyre të çmuar, pa të cilat nuk do mund të isha kurrë ky që jam. Të parat që më uruan ishin Amla dhe Dalila, në dhuratën e tyre dhe një flamur kombëtar”, shkruan Berisha.
Ndërsa duke reaguar lidhur me incidentin në stadiumin e Beogradit me kombëtaren shqiptare, ai shënoi “barbarët u mundën”.