Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Rrëfimi i Fjodora Fjorës: Pse vendosa të adoptoj një fëmijë

$
0
0

TIRANE - Birësimi i një fëmije nga gazetarja televizive Fjodora Fjora ishte një nga lajmet më të lexuara në rrjetet sociale pas botimit ekskluziv në “Panorama Plus”. Pasi Fjodora ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe e ka marrë djalin 1-vjeçar në shtëpinë e saj, ne kemi mundur të sigurojmë dëshminë e saj dhënë në sallën e gjyqit, me anë të së cilës parashtron të gjitha arsyet dhe mundësitë për të qenë nëna jobiologjike e këtij fëmije, edhe pse është “single”.

Pasi i është drejtuar Komitetit Shqiptar të Birësimit, Fjodora ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën e saj, çështje e gjykuar në bazë të nenit 254 të Kodit të Familjes. Me fjalë të zgjedhura dhe prekëse, moderatorja e ka formuluar në këtë mënyrë vendimin e saj për të birësuar fëmijën: “Kohët e fundit jam angazhuar në ndihmën e fëmijëve që ndodhen në Shtëpinë e Foshnjës në Tiranë. Gjatë vizitave të mia, përveç ndihmës materiale, jam përfshirë edhe në mbështetjen morale të stafit drejtues dhe të fëmijëve që ndodhen atje. Jam ndier mjaft e emocionuar në gëzimin e fëmijëve për çdo gjë që mund t’u ofrohej. Gjatë vizitave të mia, mora vendimin të birësoj një fëmijë. Komiteti Shqiptar i Birësimit më sugjeroi fëmijën A.L. Ai është i qeshur dhe mjaft i afrueshëm. Që në momentin e parë kemi krijuar afrimitet të pabesueshëm midis njëri-tjetrit. Duke parë nevojën e madhe për dashuri dhe siguri që ai kërkonte tek unë në mënyrë këmbëngulëse, dhe ana tjetër ndjenjën e dashurisë që kam krijuar për të, në mënyrë natyrale kam marrë vendimin më të rëndësishëm në jetën time për ta bërë atë pjesë të jetës sime, dhe unë mund të jap më të mirën për t’i siguruar atij një familje ku të gjejë dashuri, ngrohtësi, besim dhe një rritje e edukim sa më të mirë për të. Ky vendim ka qenë mjaft i rëndësishëm për mua dhe në kushtet kur unë jam nënë e vetme, por kam mbështetjen e prindërve të mi, familjarëve të tjerë të cilët janë pjesë e kësaj familje të madhe. Jam e sigurt që i kam të gjitha mundësitë për të qenë një nënë e mirë, dhe që do të përpiqem për më të mirën e tij, edhe nesër kur të kem krijuar familjen time me një shok përkrah meje, apo duke i dhënë motra dhe vëllezër të tjerë. Unë gëzoj personalitet shumë të mirë, kam arsimin dhe kulturën e duhur për të edukuar sa më mirë një fëmijë. Unë kam të gjitha mundësitë dhe nga ana materiale për ta rritur në mënyrë të shëndetshme atë, për t’i siguruar rritje dhe edukim në interesin e tij më të lartë. Gëzoj shëndet të plotë dhe nuk vuaj nga asnjë sëmundje që mund të dëmtojë të tjerët. Nga ana e Shtëpisë së Foshnjës janë ndjekur të gjitha procedurat për birësim, ndaj kërkoj që gjykata të vendosë për birësimin e fëmijës A.L. nga unë kërkuesja, duke marrë mbiemrin Fjora, emër babai “i panjohur” dhe emër nëne Fjodora. Kjo kërkesë e Fjodorës botohet tashmë që ajo e ka realizuar qëllimin e saj, ndërsa është bërë nënë e fëmijës që është djalë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Latest Images