Ish-banorja e “Big Brother 5”, Françeska Jaçe është duke kaluar një verë të nxehtë. Është rikthyer në vendlindjen e saj, Vlorë, për të qenë pranë familjes së saj si dhe për të shijuar detin. Ndryshe nga herët e tjerë, Françi është shumë sensuale në bregdet, teksa ka guxuar të vijë ekstravagante në bikinin e saj.