Vite më parë aktorja ka abuzuar me alkoolin dhe me drogën, e ndërsa tani që ka krijuar një familje dhe bën një jetë krejtësisht tjetër, e kaluara ia ka trazuar qetësinë. Kohët e fundit, një ish-shpërndarës droge, i cili pretendon se ka furnizuar vite më parë me kokainë dhe heroinë aktoren, ka publikuar një video që tregon Angelina Joline të dobësuar dhe të shkatërruar nga droga. Videoja mendon të jetë filmuar në vitet 90’ por nuk dihet saktësisht kur. Një burim për revistën “Star” ka thënë se Angelina asnjëherë nuk e ka fshehur të kaluarën e saj, ajo vetë ka pranuar se ka marrë drogë në të kaluarën në përpjekje për të gjetur veten.