Reperi nga Shqipëria, Noizy, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka paralajmëruar skenën e hip-hopit për një siç thotë ai “terrorizim” nga ana e tij.
Së fundmi Noizy ka qëndruar në Los Angeles ku besohet të ketë punuar në projektet e tij të fundit.
Ai besohet se aktualisht po qëndron në Itali, ku edhe po zhvillon aktivitetet e tij nga ku edhe ka lansuar një mesazh për skenën e hip hopit.
“Terror edhe pak ditë. OTRGG të vetmit. Ju tjert U prefshit në paqe”, ka thënë Noizy në Facebook.
Të shohim çfarë po përgatit reperi për këtë sezonë të verës.