Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Arditi i BB: Ju rrëfej sherret e mia me Xhulin

$
0
0

TIRANE-Dhe pse “Big Brother” ka disa kohë që ka mbaruar, vëmendja për çiftin Ardit-Xhuliana nuk është venitur. Çdo fundjavë lidhja e tyre bëhet objektiv për shtypin rozë dhe jo vetëm. Shpeshherë ka qarkulluar në media lajmi se çifti tashmë është ndarë. Por si Arditi dhe Xhuli i kanë përgënjeshtruar këto thashetheme. Mirëpo duket se çifti momentalisht është duke përjetuar një krizë. 

“Lidhja duhet testuar si në kohë me diell, ashtu edhe në kohë me shi” është përgjigjur djaloshi nga Shkodra, teksa e pyesim për konfliktet që ka në marrëdhënien e tij. Aktualisht çifti po kalon disa kohë të ndarë, por sipas Arditit, ndarja më e gjatë e tyre zgjat vetëm dy orë. Në këtë intervistë Arditi rrëfen se debatet me Xhulin nuk bëhen më në fokusin e kamerave, duke hedhur rrobat nga dollapi, por me një luftë të ashpër në rrjetet sociale. Ndërkohë që Xhuli është duke shijuar disa ditë pushime, Arditi vijon punën e tij krejt normalisht, duke u shprehur entuziast për biznesin e tij më të ri që ka çelur në Tiranë. 

Duket se ka humbur disi vëmendja për ish-banorët e “Big Brother”, veç për ty e Xhulin jo, si e shpjegon këtë?
Ndoshta ngaqë ishim i vetmi çift që lindi në këtë “Big Brother” dhe të them të drejtën, jemi gjykuar që ditën e parë nëse ishim lidhur apo jo për lojë. Fakti që ne vazhdojmë të jemi bashkë edhe jashtë, mesa duket u kemi prishur bastet dhe parashikimet e skeptikëve, ndoshta për këtë arsye janë kuriozë për lidhjen tonë. 
Si ka vazhduar jeta jote, a je mësuar ndopak me famën? 
Të them të drejtën, nuk hyra për famë në atë lojë. Më duhej ai çmim dhe luftova për të. Fama ishte bonus, por nuk duhet të harroj që fitova dhe shumë gjëra të tjera që nuk i kisha në listë. Jeta ka ndryshuar me famën, por kjo famë nuk më ka bërë vartës. E di që është e përkohshme, kurse unë do të mbetem ai që kam qenë gjithmonë. 
Cila është gjëja që nuk e kishe llogaritur tek fama, çfarë të pengon më shumë?
Nuk kisha llogaritur se sa shumë thashetheme mund të bëhen rreth teje. Sa pak privatësi të mbetet dhe sa e vështirë t’i zësh besë ndokujt. Është shkollë më vete kjo. Më mungon koha ime kur bëja marrëzira dhe askush nuk e vinte re. 
Tashmë me një biznes të ri, çfarë sjell ndryshe Arditi tek ky bar, veç imazhit tënd prej personazhi publik?
Energji dhe buzëqeshje të freskët. Kemi nevojë çdo ditë për satelitë që shpërndajnë energji pozitive. Unë e kam gjetur sekretin. 
A keni pasur sukses me lokalin tënd tani që je i famshëm, ka njerëz që e vizitojnë për të të takuar? 
Përfitoj nga kjo intervistë për t’i përshëndetur të gjithë ata që më kanë mbështetur, si brenda dhe jashtë shtëpisë. Më takojnë pothuajse çdo ditë njerëz të rinj. Po gjërat kanë ndryshuar për mirë. Ishte surpriza e radhës. 
Kemi parë në “Facebook”- un tënd deklarata prej beqari, jeni ndarë me Xhulin?
Nuk e dija që “Facebook”-u lexohej me lupë dhe me bllok shënimesh. Me Xhulin zihemi, duhemi, tamam ashtu sikur ishim brenda në shtëpinë e “Big Brother”. Në “Facebook” ngacmojmë njëri-tjetrin. Është ‘new entry’ në lidhjen tonë. Nuk hidhen më rrobat rrëmujë nga dollapi, por luajmë me statuse, kemi evoluar. 
Bëhet fjalë për një zënkë mes të dashuruarish, apo për një konflikt serioz që mund të çojë në një ndarje përfundimtare
Kjo pyetje na është qepur me bukë në trastë. Gjithmonë kur zihem me Xhulin ndahemi përfundimisht, të paktën për dy orë, ka raste edhe dy orë e gjysmë. Besoj se e kuptoni se për çfarë e kam fjalën. 
Kush nga ju të dy është ai që nxit gjithnjë debate?
Kush ka më shumë kohë të lirë. 
Në media është shkruajtur edhe për planet tuaja për bashkëjetesë, tashmë që keni prekur konfliktet e para si një çift real, a e mendoni ende bashkëjetesën?
Do shqetësohesha po të mos kishim konflikte, është normale ta provosh lidhjen tënde në kohë me diell dhe kohë me shi. Bashkëjetesa është çadra që duhet gjithmonë në këto ditë. 
Tashmë që loja ka mbaruar dhe ju e keni testuar lidhjen tuaj edhe jashtë fokusit të mediave, a mendon se të penalizoi lidhja me Xhulin? A do t’i fitoje 100 milionë sikur të ishe beqar?
Nuk jam penduar për asgjë nga zgjedhjet e mia aty brenda. Unë beqar hyra dhe lidhja me Xhulin ishte zgjedhja ime dhe e saja. Nuk jam detyruar nga asgjë për vendimet e mia. Publiku më njohu beqar dhe të lidhur, unë nuk ndryshova asnjëherë. Jam besnik ndaj zgjedhjeve të mia. Edhe sikur të kthehesha prapa në kohë, njëlloj do të kisha vepruar. 
Si i ke marrëdhëniet me familjen e Xhulit, a të kanë kërkuar shpjegime për debatet më të fundit që keni pasur si çift?
As familja ime dhe as familja e Xhulit nuk ndërhyjnë në lidhjen tonë. Jemi të rritur mjaftueshëm për t’i zgjidhur vetë situatat tona. Sinqerisht i vlerësojmë dhe i respektojmë pafund për mbështetjen e tyre. Jemi me fat që janë pranë nesh, por asnjëherë mes nesh. 
Për të gjitha vajzat që adhurojnë Arditin, a mund të themi se ai është single tanimë dhe në kërkim të dashurisë?
Arditi nuk është as në shitje dhe as në ankand. Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur je i papërgatitur dhe flokë pakrehur. Unë i kam krehur flokët. 
Ku do pushojë Arditi këtë verë?
E sigurt në një vend pa “Facebook”, pa telefon, pa internet, vetëm det. 
Je shprehur se ke plane edhe për televizion, a ke marrë një ofertë konkrete për të qenë pjesë e ndonjë formati?
Dëshira është, por jo ndonjë gjë konkrete. Ndoshta ngaqë e kam fokusin diku tjetër, tek puna dhe biznesi, por nuk është se e kam lënë pas dore. Është çështje kohe. 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785