Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Flet ish-i dashuri: Hyrrem është e sëmurë psikike

$
0
0

TURQI - Të gjitha mediat botërore kanë shkruar se më 10 shkurt kishte lindur vajzën e saj sulltanesha Hyrrem. “Mirëserdhe në këtë botë princesha ime Lara! Faleminderit Zot që erdhe në jetë shëndoshë e mirë. Je dhurata më e mirë për mua gjatë gjithë jetës”, këto ishin fjalët e Meryem Uzerli pas lindjes së vajzës së parë. Meryem ishte larguar drejt Gjermanisë, vendi ku lindi vajzën, duke mos i dhënë hapësirë ish-të dashurit që ta shohë vajzën e tyre. 

“Me shumë dashuri e kam pritur lindjen e vajzës, më i rëndësishëm për mua ka qenë shëndeti i saj dhe dua të jem pjesë e jetës së saj gjithmonë, që t’i dhuroj sa më shumë dashuri. Kur është fjala për Meryemin dhe raportin tonë, secili ka fjalët e veta, por unë e di shumë mirë se si kam funksionuar me të në lidhje. I kam duruar sulmet e saja mediatike, duke e shfrytëzuar atë pjesë pasi u bë e famshme dhe krijoi miq në mediat më të fuqishme, por mund të them se unë që në fillim e kam fshehur se ajo është e sëmurë psikikisht, deri në këtë moment kur ka ardhur edhe fundi që të shpërthej, pasi nuk më lejon në asnjë mënyrë t’i afrohem vajzës sime”, thekson për mediat turke Can Atesh. 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785