Ndonëse ka pak kohë që është bërë nënë për herë të dytë, këngëtarja shqiptare nga Mali i Zi i është rikthyer mbrëmjeve muzikore në lokalet e natës në Ulqin, por edhe brenda territorit shqiptar. Të enjten ishte në Durrës, ndërsa shprehet se u ndje shumë mirë për shkak të numrit të madh të adhuruesve që kishin ardhur për ta ndjekur. “Edhe pse nuk kam pasur kohë për të pushuar pasi sapo jam bërë nënë për herë të dytë, nuk kam dashur të rri shumë kohë larg këngës. Janë vetë ata adhuruesit e mi të cilët kërkojnë që unë të jem aktive dhe e pranishme në skenë…”, thotë Gjystja
Shtatëzënia nuk e ka dëmtuar fizikun e saj dhe vetë këngëtarja nxiton ta vërë në pah atë me veshje sensuale. Në fakt, ky ka qenë stili i saj gjithmonë dhe duhet ta pranojmë që e ka ndihmuar jo pak në shndërrimin në një prej performueseve më të dashura dhe të mirëpaguara në trevat shqiptare. “Nuk e mohoj faktin se fitoj mirë në mbrëmje muzikore, mirëpo unë shpenzoj shumë. Shpenzoj për dukjen, për veshjen, për këngët dhe kështu që në fund po ta llogaritësh del se ato mjete që i fitoj, i shpenzoj vetëm për karrierën time”, përfundon këngëtarja.
The post Per ke e mori me shume malli Gjyste Vulajn: publikun apo parate? appeared first on Lajmet e fundit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.