Gjatë netëve të spektaklit Big Brother Albania u bë i ditur fakti që veshjet e Arbanës (që ishin goxha të shtrenjta) do të ishin në shitje dhe të ardhurat do të shkonin në ndihmë të personave në nevojë.
Pati një impakt shumë të fortë në publik dhe thuajse të gjitha veshjet e saj janë shitur. Pak ditë pas përfundimit të këtij edicioni, Lori Hoxha dhe Arbana Osmani u nisën drejt qytetit të Pejës për të ndihmuar një vajzë, historia dhe forca e së cilës na ka prekur të gjithëve.
Agnesa është e diagnostikuar me melanomë (kancer në lëkurë) dhe pas tre operacioneve duhet të marrë kura të cilat janë shumë të shtrenjta. Arbana dhe Lori kanë marrë këtë nismë për tu admiruar duke i dhënë familjes së Agnesës dhe vetë asaj shpresë për të luftuar me sëmundjen dhe për të përballuar kurat që për një familje normale janë të papërballueshme. Një mesazh dhe veprim tejet human ky që duhet të ndiqet edhe nga të tjerë.