TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka hedhur batuta lidhur me cështjen marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, krah zotit eurokomisioner për zgjerim, Stefan Fyle, Edi Rama prezantohet i qeshur. Raporti i Komisionit Europian ishte një vlerësim me notën 10 për Shqipërinë. Gjatë pyetjeve të gazetarëve Rama u ngacmua nëse i qëndron thenies së një dite me parë, a e quan drejtori Bashkimin Europian, nëse ia njeh meritat qeverisjes ‘Berisha”.
Në batuta u përmend dhe emri i Ciljeta Xhilagës, këngëtarja që njihet si mbështetëse e flaktë e Partisë Demokratike.
Ja pjesë me batuta nga konferenca e sotme e Ramës me Fyle
Zoti Fyle, kryeministri Rama, dje ka përdorur një krahasim sa i përket çështjes së integrimit, duke nënkuptuar se komisioni, mësuesi, sipas tij na vë notë të mirë, ndërsa drejtori, Këshilli i Ministrave nuk di çfarë vlerësimi do të na japë. Kaq qasje të ndryshme kanë?
RAMA: Më citoni saktësisht. Unë kam thënë, kemi detyrimin që të bëjmë atë që na takon për të marrë provimin për të cilin ka një komision, komisioni i provimeve. Pastaj a ka vend klasa që të hymë dhe ne apo duhet të presim, këtë e vendos drejtoria. Këtë kam thënë unë dhe e kam thënë kuptohet me një shaka që është gjysma e të vërtetës. Nëse insistoni që komisioneri të vijë këtu dhe të komentojë shakatë tona mund ta bëni.
Rama-Fyle
Nëse statusi do të na refuzohet nga drejtori, cila është përgjegjësia juaj në këtë rast?
RAMA: Nga drejtoria, jo nga drejtori. Jam i bindur që edhe ju si gjithë të tjerët, si televizion Klan jeni të gëzuar. Keni punuar edhe ju për statusin. Me kutjon pyetjen, çfarë do bësh ti po të humbësh zgjedhjet? Ne në këtë rast e kemi bërë detyrën tonë. Vendimi për Shqipërinë shpresojmë, urojmë dhe po punojmë që të jepet bazuar në raportin e komisionit. Vendet anëtare kanë kërkuar një raport nga komisioni për të konfirmuar bilancin. Raporti ja ku është, por sigurisht vendet anëtare kanë edhe arsyet e tyre që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Unë nuk përgjigjem për dhimbjet e barkut që ka dikush tjetër, diku tjetër.
Me vjen keq per Ciljeten dhe këngëtare te tjere qe mund ta kishin ndryshe kete dite po te ishin te tjere ne qeveri. As sot, as kur të marrin statusin nuk do ketë as fishekzjarre dhe as koncert, e as miting kundër opozitës. Do ketë vetëm një ditë për të shprehur rritjen e barrës së përgjegjësisë ndaj nesh. Nuk është e lehtë të kërcesh as vallen e shpatave me një tjetër kur tjetri nuk do, jo më të kërcesh Shtrausin kur tjetri nuk do. Ky është një kërcim shumë i sofistikuar për të shkuar bashkë drejt BE-së.
Nga fundi i konferencës Rama: Sic e ka tradita, fjala e fundit i jepet mikut (Fylesë) madje dhe në tavolinën e dialogut të lartë ia lamë opozitës. (qesh)
FYLE: (Qesh dhe ai) Mund ta konfirmoj këtë vërtet ashtu ndodhi.