Bukuroshja e Top Channel, Marina Vjollca sot ka ditën e saj të lindjes dhe është zgjuar me shumë urime e dhurata. Por në mesnatë ajo që e bëri të zbriste nga shtëpia me pizhama ishte atletja, Klodjana Shala e cila mendoi ti bënte një surprizë Marinës duke i dhuruar gjithashtu edhe një buqetë me lule.
Klodjana Shala është bërë mikeshë shumë e mirë e motrave Vjollca duke qënë se të dyja frekuentojnë palestrën e saj dhe Klodi është gjithashtu edhe instruktorja e tyre personale. Marina nuk ka harruar të falenderojë edhe të gjithë miqtë e saj në rrjetet sociale të cilët e kanë uruar në këtë përvjetor të sajin.