Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Morena bën punë shtëpie, i ndihmon edhe të varfërve

$
0
0

Ish-miss Kosova dhe tashmë këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, njihet për një jetë shumë luksoze që ajo bën, por në fakt kjo nuk e ka zbehur prej saj ndjesinë e një femre shqiptare me të gjitha tiparet.

Në një intervistë për Tribunën, Morena është shprehur për shumë gjëra të ndryshme, duke filluar nga tipat e personave që ajo pëlqen, e deri te disa prej pyetjeve më të çuditshme.

Morena thotë se asaj i pengojnë personat gënjeshtarë dhe tradhtarë, teksa ka frikë nga zgjedhja e personave të gabuar.

Kur është pyetur se nëse do të fitonte 1 milion euro në lotari, Morena tha se ajo do t’i shpenzonte duke i ndihmuar atyre që kanë nevojë, gjë të cilën ajo tha se po e bën edhe aktualisht pa e fituar lotarinë.

Por në pyetjen më të çuditshme se nëse ajo bën punë shtëpie, Morena është përgjigjur se ajo çdo ditë i bën ato, pavarësisht angazhimeve të shumta, agjendave të ngarkuara e jetës mjaft luksoze që ajo bën.

Ndryshe, Morena është në përgatitje të projektit të saj më të ri, që po realizohet nga Florent Boshnjaku.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Latest Images

Trending Articles