Lorik Cana ka pranuar se, pavarësisht se ndodhet me miq për pushime, e dashura nuk e ka shoqëruar për shkak të impenjimeve shkollore.
Madje, ai pranoi se ndihet mjaft mirë në lidhjen që zgjat më tepër se një vit. Por, kush është Monika, bukuroshja që i ka fituar zemrën kapitenit të Shqipërisë.
Në një rrëfim të pak kohëve më parë, ai ka thënë: “Me Monikën njihemi prej më tepër se një viti. Është studente në Arkitekturë. E dashuroj shumë dhe e plotësojmë njëri-tjetrin. Kurrë nuk dihet e ardhmja e një lidhjeje, por shpresojmë të shkojë gjithçka mirë. Është vajzë spontane në jetë dhe mundohet të përshtatet me rutinën time prej futbollisti. I di nevojat e mia dhe më mbështet”.
Në fakt, vitin e kaluar, ai ka qenë në Dhërmi i shoqëruar pikërisht nga e dashura e tij italiane.
The post Njihuni me të dashurën e Lorik Canës (FOTO) appeared first on Lajmet e fundit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.