Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Bellucci zbulon anën e saj të panjohur

$
0
0

Te marrit me fëmijët kërkon shume kohe, ndaj edhe unë po bej apelin tim për qeveritë “Jepnani pak më shumë kohë”, përfundon diva italiane.

Aktorja e famshme italiane Monica Bellucci e cila po përgatitet për fillimin e xhirimeve të filmit të dytë me regjisorin boshnjak Emir Kusturica, i cili trajton temën e dashurisë në kohë lufte, ka treguar eksperiencën e saj në një intervistë për te përmuajshmen “Marie Claire”, në të cilën ajo zbulon se kohë më parë ajo i është nënshtruar edhe seancave hipnotike.

“Nuk mund tu them detaje rreth asaj që rrodhi më pas, por mund t’iu them që ishte vërtetë një përvojë e çmendur, dhe mendoj që ta ri përsëris edhe një herë tjetër. Mesa duket përvojat në filma të errët dhe të rëndë, dhe veçanërisht nën drejtimin e regjisorëve si Kusturica që ka kaluar edhe vetë përvoja të tilla në jetën reale”, tha Bellucci-n, e cila ishte e detyruar të kërkonte ndihmën e seancave të tilla.

Në shtatorin e ardhshëm, aktorja mbush 50 vjet jetë, dhe lidhur me bukurinë e saj ajo tregon se “ndërsa deri ne moshën 20-vjeçare je në kulmin e bukurisë fizike dhe pasionit shpirtëror, me kalimin e viteve mëson se perfektja nuk ekziston, madje ajo bëhet edhe e mërzitshme. Tani ndjej nevojën e të qenit e dëshiruar në skenë, kur njërën këmbë detyrohesh ta mban aty, ndërkohë që këmbën tjetër duhet ta kesh aty ku duhet të jesh edhe nënë njëkohësisht. Të marrit me fëmijët kërkon shumë kohë, ndaj edhe unë po bëj apelin tim për qeveritë “Jepnani pak më shumë kohë”, përfundon diva italiane”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785