Prej kohësh nuk ka sjellur diçka të re në skenen muzikore shqiptare, kjo për shkak të impenjimeve si nënë dhe mësimdhenjes. Megjithatë, pavarësisht që nuk është aktive me këngë e performanca, Adelina Thaqi mbetet një nga këngëtaret me potencën më të madhe vokale. Këngëtarja, gjithashtu është e informaur edhe me shumë nga ato që po ndodhin së fundi.
Ajo, ka shpërthyer kur ka parë se këngëtari serb Zdravko Colic është ftuar në ‘’KLAN TV’’. Dhe, gjithë meraku i këngëtares nuk është këtu, ajo është fokusuar më shumë tek ‘’festivali’’ ‘’Kënga Ime’’ i Pandi Laqos, i cili sipas Adelines nuk ka asnjë kuptim.
Ajo, ka kritikuar edhe këngëtaret e reja, të cilat sipas saj lere që s’kanë kualitete, por s’kanë as edukatë. ‘’Një atë, një këngëtare e sapo dalë nga furra, në mënyrë të paedukatë ju qas profesorit në moshe që i dha kritikë. Pandi, e perkrahu këtë të panjohtur. Vajza nuk ishte e vetedijshme për mangesitë që kishte, ndërkaq vetebesimin e kishte deri në hënë’’.
Thaqi, ka shprehur hapur indinjaten për ato që nuk i kanë as nga dy ditë përvojë e që janë të ‘’armatosura’’ me kaq shumë guxim.