Ajo vetë e ka nisur karrierën si fotomodele dhe duket që i biri, Paridi ka marrë shumë nga nëna e tij Ingrit Gjoni.
Këngëtarja e njohur ka realizuar së fundmi një set mjaft interesant me të birin, Paridin, 2-vjeçar. Fotot e realizuara duket sikur i takojnë ndonjë fushate publicitare dhe të dy, nënë e bir, janë në sintoni të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Të veshur me ngjyrat e tokës, Ingriti dhe Paridi bëjnë një dyshe shumë të lezetshme, konform tendencave të fundit të modës
. Ajo që bie në sy veç të tjerash në këto foto është mënyra e pozimit të Paridit, si një model profesionist.