Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Shkaqet e vërteta të vdekjes së Paul Walker

$
0
0

Kërkimet, të cilat kanë zgjatur 4 muaj më në fund zbuluan shkaqet e vdekjes së aktorit Paul Walker.

Artisti i njohur Walker vdiq për shkak të shpejtësisë së madhe, e jo për shkak se automjeti ishte me defekte siç mendohej më herët. “Automjeti Porsche GT ishte në gjendje shumë të mirë dhe pa defekte”, bëjnë të ditur ekspertët.

“Shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e madhe. Në vendin se ku ka qenë e lejuar që të ecej me 45 km/h, ai ishte duke ecur me 2-fishin e shpejtësisë, pra është konstatuar se ai po ecte me 81-94 km/h, kështu që automjeti e humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë”, – shkruan “US Weekly”.

Zëdhënësi i policisë së Californis thotë se, së shpejti do të dalin në një koferencë për mediat, ku do të jepen shpjegime konkrete.

Ditën ku humbi jetën Paul ishte në Karolinën Veriore, për të marrë pjesë në një ngjarje bamirësie dedikuar viktimave të tornados në Filipine. Gjithashtu mbeti i vdekur edhe shoku i tij Roger Rodas, i cili po udhëtonte me të.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785