Këngëtarja e njohur, Dhuarata Ahmetaj, flet shumë pak për jetën e saj personale. Çdo herë deklarohet se është “single” dhe se është në pritje të “princit” të saj.
Madje në rrjetet sociale, ajo disa herë radhazi, kishte shfaqur brengat e saja për mos ardhjen e këtij “princi”.
Por, paparaci i Indeksonline, ju sjell disa foto interesante të këngëtares në fjalë. Në studion e menaxherit të saj, Bleros, Dhurata është parë në shoqërinë e një djaloshi bjond, i cili është i panjohur për publikun.
Se a mos është ky i dashuri i saj, apo thjesht një shok i saj nuk e dimë as ne. Megjithatë urojmë që Dhurata sa më shpejt të takoj djaloshin e ëndrrave të saja.