Ajo vërtetë është e bukur dhe një femër seksi, por po të pyetet personalisht, gjenë gabime tek vetja shumë, si secili njeri.
Adelina Tahiri, në pamje të parë duket një bombë e vërtetë, por në fakt edhe pse e re në moshë, ajo deri më tani ka realizuar disa intervenime në trupin e saj.
Fillimisht ishte intervenimi tek sytë në një klinikë turke që më shumë ishte bërë për shkaqe shëndetësore pasi përndryshe Adelina ka sytë më të bukur të estradës, që më vonë të pasojë edhe ndërhyrja kirurgjike tek gjoksi, për zmadhimin e tij për disa numra, madje në një event në Kosovë këngëtarja kishte problem të akomodohet në gjoksin e saj të madh.
Dhe së fundi ndërhyrja tek buzët dhe zmadhimi i tyre ka rënë shumë në sy tek fotot të cilat i ka postuar në facebook…