Ishte “Te dua ty”, një nga baladat më të suksesshme te Soni Malaj në videoklipin e së cilës protagonist është edhe Blerim Destani. Pak njerëz e dinë që teksti i asaj kënge është shkruar nga Rozana Radi. Ka shumë ndjenjë dhe ka prekur shumë zemra ajo këngë. Ndoshta fjalët e ndiera dhe impakti në publik e bënë Sonin ti rikthehet edhe një herë tekstshkrueses të disa prej këngeve të saj më te pëlqyera. Balada që do të publikohet shumë shpejt edhe me një videoklip do të ketë sërisht tekstin e Rozit dhe kemi mësuar që vajzat kanë punuar me ditë të tëra me njëra tjetrën për të realizuar një këngë që meriton të quhet baladë fantastike. Shumë shpejt do të dalë në treg me videoklipin që do ti përshtatet shume këngës.
↧
Soni Malaj, rikthim tek Rozana
↧