Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Sekreti i të pasmeve të Kim Kardashian (FOTO)

$
0
0

Kim Kardashian ka rritur volumin e të pasmeve të saj me injeksione yndyre? Apo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale? Janë këto zërat që qarkullojnë në media, pasi të pasmet e Kim rezultojnë shumë më të mëdha dhe ndryshe, krahasuar me vitin 2008.

Mediat amerikane shkruajnë se Kim ka marrë yndyrë nga pjesa e barkut, për ta injektuar më tej në të pasme në mënyrë që ta bëjë më voluminoze. Ndërhyrja së cilës Kim i është nënshtruar njihet si “shtim i yndyrës në të pasme”, një procedurë e preferuar nga shumë kirurgë dhe pacientë, pasi ofron një pamje natyrale dhe pa shumë dhimbje dhe efekte anësore.

Laurence Kirwan, kirurg plastik thotë se ka shumë mundësi që Kim ti ketë bërë këto injeksione para shtatzënisë, duke e shpjeguar kësisoj se kjo është e vetmja mënyrë që pas dobësimit fundshpina të mbetet kaq e bëshme. Lidhur me këto zëra që qarkullojnë në media reagoi vetë Kim e cila përgënjeshtroi, duke thënë se në vitin 2011 i është nënshtruar rrezeve X, të cilat vërtetuan se nuk kishte asnjë silikoni në trup si dhe nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785